Sport

Real Madrid-i përgatit nënshkrimin e dyfishtë nga Lyon-i


Gjigandët spanjoll të Real Madrid-it po ndjekin me interes evolucionin e dy talenteve të Lyon-it. Në verë mund të ketë tentativë për t’i afruar ata në kryeqytetin spanjoll.

Sipas raportimeve nga mediat sportive spanjolle, dy lojtarët e përfolur janë Houssem Aouar-i dhe Rayan Cherki. Por, gara për nënshrkimin e tyre nuk do të jetë e lehtë. Ka disa klube të mëdha në Evropë të interesuar për ta, si PSG-ja, Liverpool-i, apo dhe Juventus-i.

Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e listës së transferimeve të Real-it. Më herët ishte Zinedine Zidane që i kishte kërkuar në Madrid.

Aouar, mesfushori 23-vjeçar vlen rreth 35 milionë euro. Ai ka kontratë me klubin francez deri në verën e 2023. Këtë sezon ai numëron 17 paraqitje. Pesë gola dhe dy asiste mbajnë emrin e tij.

Cherki është 18-vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar. Edhe ai ka kontratë deri në vitin 2023. Kartoni i tij kushton rreth 23 milionë euro. Këtë sezon numëron 11 paraqitje me fanellën e Lyon-it, ku ka dhuruar dy asiste.

Aktualisht në skuadrën e Real Madrid-it janë dy lojtarë që janë transferuar nga Lyon-i. Karim Benzema, tashmë një legjend e të bardhëve, erdhi nga Lyon-i në verën e 2009 për shifrën e 35 milionë eurove.

Ferland Mendy u transferua nga francezët dy vite më parë, për shumën e 48 milionë eurove. Mbrojtësi i majtë është një pikë e fortë në skuadrën e Carlo Ancelotti-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore