Një shkëmbim mes Bayern Munich dhe Barcelonës mund të ndodhë në merkaton e janarit, ku blaugranat do jepnin një francez, pë të marrë francezin e bavarezëve.
Në kohët e fundit, dy ndërkombëtarët francezë janë lidhur me largime nga klubet e tyre aktuale, pasi Dembele është përjashtuar nga aktivitetet e ekipit të parë të Barcelonës, po ashtu edhe bisedimet për kontratën e re kanë ngecur.
Raportimet se Xavi do të bëhet menaxheri i ri i Blaugrana-ve, mediat pretendojnë se ai dëshiron që nënshkrimi i tij i parë të jetë Kingsley Coman.
25-vjeçari shihet si një zëvendësues ideal për Dembele, i cili mund të fillojë negociatat për lëvizjen e tij të ardhshme me klube të tjera në janar, me Juventus-in që pritet të sfidojë Newcastle United për nënshkrimin e tij nëse Coman ndërron Allianz Arena për Camp Nou.
Juventus po ashtu po kërkon edhe Dembele-n, i cili prej së ka mbërritur te Barcelona po vuan nga lëndimet e shumta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel