Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar takim virtual me gjeneralin Wesley Clark.
Mehaj ka thënë se me Clark kanë biseduar për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon.
“Konsultimet me Gjeneral Clark janë shumë të rëndësishme në secilin angazhim, në bashkëbisedimin e sotëm me të, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.
Tutje, ministri Mehaj ka shtuar gjenerali Clark e ka përgëzuar për pjesëmarrjen efektive në operacionet humanitare.
“Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, me theks në pjesëmarrjen tonë efektive në operacionin humanitar mbështetës të NATO-s për akomodimin e refugjatëve afganë të udhëhequr nga ushtria amerikane, si dhe përmbylljes me sukses të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit”.
Ai bëri të ditur se janë dakorduar për vazhdimin e konsultimeve të rregullta, në funksion të realizimit të qëllimeve dhe objektivave të mi strategjik.
“Gjeneral Clark edhe këtë herë shprehu përkrahjen e plotë dhe të pakursyer për mbështetje nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij shumë i lartë, për Ministrinë e Mbrojtjes”.
Mehaj shtoi, “falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Heroin tonë, Gjeneral Clark dhe të gjithë autoritetet vendim-marrëse amerikane për gjithçka që keni bërë dhe jeni duke bërë për Kosovën dhe botën demokratike!”.
Ndryshe më 7 shtator, ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark ka qenë i ftuar në Kosovë nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Përkrah ministrit Mehaj, Clark, u prit me nderime të larta nga garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët ishin përgatitur për një ceremoni madhështore për prijësin e aksionit bombardues mbi Serbinë mbi 22 vjet më parë, si komandant Suprem i Forcave të NATO-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel