“Procesi i Berlinit pajtoi liderët politikë, gjeti mënyra si ata të komunikojnë dhe vijimi i tij, është i domosdoshëm”.
Kështu u përmbyll Forumi i Sigurisë në Beograd, në panelin “Procesi i Berlinit – po më pas?”.
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ishte ndër pjesëmarrëset, ku ravijëzoi faktin se ky proces, është një platformë shtesë e mirë, sepse zhvendos vëmendje më të gjerë në rajon.
“Qytetarët ballkanas kanë një premtim shumë frustrues, të cilin ende e presin”. Në këtë mënyrë i referohet von Cramon fjalëve të kahershme të unionit, se procesi i zgjerimit do ta përfshijë Ballkanin shumë shpejt.
Gjithsesi, ajo është shpresplotë, për faktin se të gjelbrit në Gjermani, të cilët mund të përfshihen në qeverinë e re, mund të advokojnë për ballkanasit, që të bëhen sa më parë pjesë e unionit.
Ajo u ndal edhe tek çështja e Shqipërisë. Në rrugëtimin e përbashkët me Maqedoninë e Veriut, i cili tashmë është nën veton bullgare, eurodeputetja tha se duhet shtyrë më shumë.
Por, kritikat për Serbinë, nuk i kurseu!
Ajo ishte e qartë kur artikuloi se kancelari i ardhshëm gjerman, duhet të mendojë shkuarjen në Shkup apo Podgoricë. Kjo, pasi aty ka vërtetë progres dhe të mendojë për shkuarjen në Beograd. Kështu, duke bërë të qartë se është skeptike për ecurinë e politikave serbe në çështje rajonale apo integrimi.
Për kërkuesin nga Instituti për Demokraci Societas Civilis, Zoran Necev, gjithsesi, zhvillime të mira janë sjellë në rajon nga Porcesi i Berlinit.
Ndër pikat më kulmore, ai përmendi vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd. Kjo, 68 vite prej vizitës së fundit të një kryeministri shqiptar në Serbi. Pikërisht për shkak të këtij takimi, të tjerë, më të shpeshtë, janë bërë të zakonshëm tashmë në rajon.
Po ashtu, në Forum u fol edhe për marrëveshjen e roaming, atë të Prespës apo edhe Open Balkan. Sipas të ftuarve në panel, të tilla nisma janë të mira. Por duhet të qëndrojnë në kuadër të Procesit të nisur të Berlinit.
Mbi të gjitha, në rastin e Open Balkan, kur vetëm tre shtete janë pjesëmarrësme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi