Ministria e Shëndetësisë në Itali, kundrejt situatës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ka marrë disa masa shtesë.
Duke filluar nga dita e nesërme, më 26 tetor, udhëtimet për turizëm nga Shqipëria drejt Italisë nuk do të lejohen.
Vendi fqinj ka mbyllur kufijtë “për udhëtime jo esenciale” me Shqipërinë, e cila është renditur në listën E të Italisë, duke u cilësuar si vend rreziku.
Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 15 dhjetor 2021.
Karantinë 10-ditore dhe tampon
Një ndër masat që ka marrë Italia për të gjithë shtetasit nga Shqipëria që mund të udhëtojnë atje vetëm për arsye esenciale, janë: arsyet e punës, urgjencës, çështjet shëndetësore apo edhe rikthimi në banesën e rezidencës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Italiane, personat që paraqiten në kufi duhet të tregojnë modulin Passenger Locator Form të përpiluar, tamponin negativ të kryer deri 72 orë më parë.
Pas mbërritjes në shtetin italian, udhëtarët duhet t’i nënshtrohen karantinës 10-ditore.
Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova nuk ka kufizime të udhëtimeve.
Gjendja e COVID-19 në Itali
Javën e fundit, në Itali janë raportuar mesatarisht 3 mijë e 327 raste në ditë. Ato janë rritur me 27 për qind nga mesatarja e dy javëve më parë.
Nga ana tjetër, vdekjet janë rritur me 6 për qind.
Që nga fillimi i pandemisë – të paktën 1 në 13 banorë janë të infektuar – me gjithsej 4 milionë e 741 mijë e 185 raste të raportuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel