“Nuk ka mënyrë tjetër interpretimi të prezencës së ambasadorit rus në Jarinje përveç si shenjë armiqësie ndaj KFOR-it të NATO-s, detyra e të cilëve është edhe mbrojtja e serbëve në Kosovë”.
Kështu u shpreh Profesori i Asocuar në Universitetin e Beogradit, dhe njëherit asistent-ministër për Shkencë në Serbi, Ivan Videnoviç, në një cicërimë në Twitter.
Përmes këtij “interpretimi” të Videnoviç bëhet e qartë edhe paradoksaliteti dhe hipokrizia e politikës serbe, që në njërën anë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thërret në telefon me urgjencë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoeltenberg për ta njoftuar “për situatën shqetësuese në Kosovë”, ndërsa në anën tjetër Ministri i tij i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, bashkë me ambasadorin rus Kharchenko, afrohen në kufirin e Kosovës ku ka prezencë të KFOR-it.
Lëvizje e tillë e vizitës së ambasadorit rus u kritikua edhe në Serbi si një gënjeshtër që po u servohet qytetarëve serbë, se në rast përshkallëzimi situate, Rusia do të ndërhynte. Gjë që njohësit e çështjeve, e quajnë shaka.
Edhe kreu i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Dragan Shormaz, njëkohësisht deputet në Partinë Përparimtare Serbe, ka ironizuar me këtë vizitë duke thënë se “të gjithën këtë duhet ta shohim brenda kontekstit të Rusisë paqedashëse”.
“Ai mund të ecë sa të dojë, por s’mund të bëjë asgjë. S’më pëlqen fakti se budallenjëve në Serbi po u shitet si diçka që Rusia mund të bëjë. Asgjë s’mund të bëjë”, është shprehur ai për Danas.
Ndërsa edhe Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ngriti këtë çështje përmes një cicërime në Twitter, duke shkruar se ‘Çfarë po kërkon ambasadori rus në kufi?’.
Sipas tij, “para se të veprojë Bashkimi Evropian, Rusia mjeshtërisht dëshiron që këtë situatë ta përdorë përmes shtrirjes së pushtetit të butë, dhe mbi të gjitha, të fitojë disa pikë në sy të qytetarëve të cilët besojnë se në rast të eskalimit të situatës, Rusia do të ‘intervenojë’ në konflikt”, e cila do të ishte gabim i madh sipas tij, sepse ajo është “një faktor i rëndësishëm të cilën ajo do ta përdor për të zgjidhur problemet e saj në Ukrainë. Kështu që, sot, vizita nga ana ruse, është fitore e dy anshme, dhe Serbia sigurisht se do t’i kthehet Brukselit për zgjidhje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel