Deklarimet e tij rreth hapjes së arkivave të UÇK-së pretendon se janë shtrembëruar qëllimshëm.
Kështu ka shkruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi.
Ai me anë të një shkrimi të gjatë në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se të gjitha dokumentet rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i përkasin Arkivit Shtetëror të Kosovës (ASHK).
“Ato kane qenë dhe vazhdojë të jenë të hapura, janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen si nga vendorët ashtu edhe mekanizmat ndërkombëtarë, përfshi këtu gjykatat vendore e ndërkombëtare por edhe UNMIK apo EULEX”.
Ai ka thënë se ‘ato dokumente’ janë pjesë e rëndësishme e “dokumentarëve dhe librave të prodhuara gjeri më tani. Në këto arkiva nuk ka asgjë të fshehtë apo të klasifikuar, njësoj siç nuk ka asnjë arsye për të fshehur”, ka shkruar ai.
Bislimi ka shkruar gjithashtu se UÇK ka qenë ushtri mbrojtëse dhe si e tillë është e pastër.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri mbrojtëse dhe jo agresore dhe askush nuk e ka kontestuar apo konteston pastërtinë e luftës së saj”.
Sipas tij e vetmja palë përfituese nga hapja e arkivave të UÇK-së është Kosova.
“Në këtë kontekst, e vetmja palë që përfiton nga dakordimi i arritur në Bruksel (në rast se respektohet nga Serbia dhe për këtë mund të diskutojmë gjithsesi), është pala kosovare, e cila fiton mundësinë për të konsultuar dokumente të vlefshme mbi vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur me forcë dhe ende të pagjetur”.
Ankthi i familjeve të personave të zhdukur duhet të u vije fundi.
“Përfundimit të ankthit të familjeve të këtyre personave do të duhej t’i gëzohemi të gjithë, e jo të tmerrohemi nga suksesi eventual i ekipit tonë të dialogut”.
Bislimi ka shkruar po ashtu se ata që kanë dalë me sulme ndaj deklaratave të tij me argumentimin se dakordimi për hapjen e arkivave e ndryshon narrativën e “fajtorëve” për personat e zhdukur kanë rënë në atë kurth me qëndrimet e tyre të deritanishme.
“Pjesa më e madhe e atyre që kanë orkestruar sulmet, kanë përhapur gënjeshtrat dhe shpërndarë mjegullën dhe frikën, janë të njejtit që nga pas lufta kanë fituar poste e tenderë duke u thirrë mu në emër të së njejtës UÇK”.
“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat. Sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interesin tonë, sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza, për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, ka deklaruar Bislimi në një konferencë për media.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi