Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli, nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës në Zgjedhjet Lokale në Kosovë që do të mbahen me 17 tetor.
Lajmin e ka bë të ditur vet Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook.
Ai ka treguar se arësyeja e mos certifikimit nga ana e KQZ-së ishte mosdeklarimi i pasurisë në vitin 2019, “unë kam bërë deklarimin e pasurisë 48 orë pas përfundimit të afatit ligjor për deklarim, (përfshirë ditët e vikendit)”, ka shkruar Pacolli.
“Me saktë, afati ishte të Premten, ndërsa deklarimi të Hënën, në orën 8 të mëngjesit në prezencën time fizike. Kjo vonesë ka ndodhë si pasojë e udhëtimit tim për çështje shëndetësorë jashtë̈ vendit”, ka shpjeguar më tej Pacolli.
Ai e ka quajtur vendim arbitrarë dhe të pa logjikshëm por pajtohet me “vendimet e gjyqësorit janë të shenjta dhe të padiskutueshme”.
Pacolli do të mbështetet çdo kandidatë tjetër të subjektit të AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës.
“U betohem që edhe pse nuk do të jem zyrtarisht kandidat për kryetar të Prishtinës, dëshira dhe angazhimi im për qytetarët e Prishtinës është edhe më i madh. Unë do të ju qëndroj besnik dhe do ti mbështes ne çdo hap të gjithë kandidatët e listës sonë për kuvendin komunal, e në veçanti kandidatin e subjektit tim AKR për kryetar të Prishtinës”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka treguar se nuk “do të abstenojë por do të vazhdoj angazhimin tim sikurse para marrjes së këtij lajmi”.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi kishte thënë se pas verifikimeve nga institucionet e sigurisë rezulton se 30 subjekte politike kanë kandidatë që nuk plotësojnë kriteret.
“Janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë të tillë që kanë kërkuar certifikim, por që kanë së paku një dënim në tri vitet e fundit”, kishte deklaruar Valmir Elezi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi