“Bonot e Diasporës janë mundësi e mirë që ju t’i investoni kursimet tuaja duke i vënë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe njëkohësisht të përfitoni edhe interes nga investimi juaj. Pas arritjes së afatit kohor të maturimit (3 vite dhe 5 vite), investimi u kthehet në shumën e plotë që keni investuar“, ka shkruar Murati.
Ndërkaq, të martën, minitri Murati po ashtu bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se bonot e diasporës kanë arritur në 7 milionë euro.
“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro”, ka shkruar Murati.
Ai ka theksuar se edhe pse janë ofruar dy afatizime, sipas tij po preferohen investimet më afatgjate në vend.
“Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare”.
Remitencat e pranuara në Kosovë kanë kapur vlerën prej 1 milionë e 980 mijë eurosh në vitin 2020 që paraqet një rritje vjetore prej 15.1 për qind.
Përgjatë viteve, mjetet e dërguara në Kosovë nga qytetarët e saj, që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, në vit kanë qenë në mbi gjysmë miliard euro.
Ndërsa, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, deri në fund të vitit 2021, remitencat pritet të shënojnë rritje vjetore prej rreth 11.8 për qind.
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), deri në fund të vitit 2018 ka qenë mbi 850 mijë.
Qytetarët e Kosovës jetojnë në numër më të madh në Gjermani dhe në Zvicër dhe remitencat, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, dërgohen kryesisht nga këto vende.
Bonot e Thesarit–janë letra me vlerë afatshkurtra, të cilat maturojnë (përfundojnë) në më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit