Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur fundjavën e parë të gushtit, duke publikuar një video nga bregdeti i Sarandës, ku ai e cilëson këtë të fundit si “më i bukur se asnjëherë tjetër”.
Në pamjet e shfaqura në video, duket edhe shëtitorja e Sarandës, e njohur ndryshe si Lungomare. Këto projekte kanë qenë në vëmendje të zhvillimit të qyteteve të mëdha jugore, si Vlora apo Saranda.
Po ashtu, në video shfaqen edhe pamjet e disa plazheve publike, ku qytetarët shijojnë pushimet e verës.
Porti, i cili mirëpret anije me turistë, nuk mund të mungonte në këtë shpalosje të bukurive sarandiote.
Bregdeti i ekstremit jugor në Shqipëri mbetet ndër më të frekuentuarit. Me plazhe të njohura si “Pasqyrat” apo edhe më tej në skajin jugor si “Tre Ishujt” në Ksamil, Saranda është ndër epiqendrat kryesore të pushuesve.
Mbi të gjitha, e cilësuar edhe si një ndër perlat e bregdetit jonian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel