Sport

Faza kualifikuese e Champions League futet në fazën e saj kulminante


20 skuadra kanë mbetur, vetëm pesë e sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

Faza kualifikuese për sezonin 2021/’22 në kuadër të Champions League, tani është futur në fazën e saj kulminante.

Më 3 gusht, zhvillohen shtatë nga dhjetë ndeshjet e raundit gjysmëfinal.

Skadra kryesisht të njohura, dhe më parë pjesëmarrëse në Champions League, luajnë me njëra-tjetrën.

Në Suedi, Malmo pret kampionët e Skocisë, Rangers, me fillim në orën 19:00.

Në Çeki, Sparta e Pragës vjen si skuadra e “dobët” në duelin me francezët e Monaco-s.

Rumunët e Cluj, përballen me zviceranët e Young Boys, që para dy viteve ishin pjesë e grupeve të këtij kompeticioni.

Genk i Belgjikës, pret ukrainasit e Shakhtar Donetsk, që sezonin e kaluar, prodhuan mrekullinë, duke fituar dy ndeshjet përballë gjigantëve të Real Madrid.

Holandezët e PSV, përballen me Midtjylland, që në Champions League kanë marrë pjesë vetëm një herë.

Red Star-i i Beogradit, përballet me surprizën e Sheriff Tiraspol, që kërkon pjesëmarrjen për herë të parë në grupe.

Kurse ndeshja e fundit zhvillohet mes Olympiacosit dhe Ludogorets-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore