Kosova

Seanca për buxhetin nisë me 1 minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci


Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur gjatë ditës së mërkurë për ta miratuar në lexim të dytë rishikimin e buxhetit për vitin 2021.

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me një minutë heshtje, për nderim të viktimave të aksidentit tragjik, ku humbën jetën 10 persona në Slavonski Brod të Kroacisë, gjatë mëngjesit të ditës së diel.

Në njoftimin për media të parlamentit bëhet e ditur se seanca plenare e Kuvendit në rend dite do ta ketë shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Kosovën për vitin 2021.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021”

Rishikimi i buxhetit gjatë ditës së marte kishte siguruar mbështetjen dhe të komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere, ndërsa javë më parë u miratua në parim në legjislativ.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore