Sport

Bayern-i, i gatshëm të dëgjojë ofertat për Tolisso-n


Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Bayern Munich-u është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin francez, Corentin Tolisso.

26-vjeçari ka edhe një vit kontratë në “Allianz Arena”, por është jashtë planeve të teknikut të ri të Bayern-it, Julian Nagelsmann-it. Bavarezët do të hiqnin dorë prej tij, për një shifër rreth 20 milionë euro.

Për fituesin e Kupës së Botës 2018, interesohet Juventus-i dhe Napoli. Dy skuadrat nga Seria A gjithsesi janë stepur pak nga çmimi që kërkon Bayern-i dhe kërkojnë një marrëveshje më të mirë.

Tolisso është pjesë e Bayern-it që nga viti 2017, kohë kur u transferua nga Lyon-i për shifrën e 41.5 milionë eurove.

Me klubin nga Mynihu ai është paraqitur në 96 ndeshje, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 12 asiste. Gjithashtu, Tolisso ka fituar dhe 12 trofe me Bayern-in, ku përfshihet Liga e Kampionëve, Bundesliga, Kupa dhe Superkupa e Gjermanisë, Superkupa e Evropës dhe Kupa e Botës për Klube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore