Shqipëria

Spitalet e reja, vazhdon puna nga veriu në jug


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, për të shfaqur punën që vazhdon mbi rindërtimin e spitaleve në gjithë Shqipërinë.

“Vazhdon pa u ndalur puna për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug”, shkruan Rama në Facebook.

Spitali i Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e QSUT-së, është në projekt. Gjithashtu, pjesë e rindërtimit është edhe Materniteti i ri i Beratit.

Spitali i Kukësit, do të marrë një faqe tjetër me projektin rindërtues. Në rikonstruksion, do të jetë edhe materniteti i Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë”.

Ministria e Shëndetësisë, prej kohësh tashmë po merr masa për t’i dhënë një fytyrë të re spitaleve në Shqipëri. Një pjesë e mirë e tyre janë rikonstruktuar.

Puna gjithashtu, ka filluar edhe me një projekt për fillimin e autonomisë spitalore në Shqipëri. I pari që do ta aplikojë, do të jetë spitali Rajonal Memorial i Fierit.

Me anë të këtij projekti, synohet modernizimi dhe ofrimi i shërbimeve bashkëkohore për pacientët në gjithë Shqipërinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore