Lajme

“800 mijë fëmijë kanë ikur nga Ukraina”, sipas Save The Children


Rreth 800 mijë fëmijë janë larguar nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus.

Këta fëmijë bëjnë pjesë në mesin e dy milionë njerëzve që deri tani kanë lëshuar shtëpitë e tyre, sipas organizatës Save The Children.

Shumë prej tyre po e bëjnë udhëtimin vetë dhe po mbërrijnë të pashoqëruar, ka paralajmëruar agjencia.

“Prindërit po përdorin masat më të dëshpëruara, zemërthyese për të mbrojtur fëmijët e tyre”, ka deklaruar Irina Saghoyan nga organizata Save The Children.

“Kjo përfshin dërgimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë, për të kërkuar siguri jashtë Ukrainës, ndërsa ata qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur shtëpitë e tyre”, tha Irina Saghoyan nga OJQ-ja.

Përkundër kësaj, jeta në Ukrainë po shtohet.

Edhe pse të shkëputur nga shërbimet bazë, shumë familje ukrainase janë detyruar të fshihen nën tokë për shkak të luftës.

Spitalet dhe repartet e maternitetit i kanë zhvendosur pacientët e tyre në bodrume dhe po operojnë ndryshe.

UNICEF-i po u shpërndan ilaçe, pajisje kirurgjikale dhe kuti të ndihmës së parë punonjësve shëndetësorë në të gjithë vendin.

Ata kanë bërë thirrje që njëjtë te veprojnë edhe te tjerët përmes një njoftimi në rrjete sociale, duke thënë se kanë nevojë për mbështetje.

“Ndihmoni për të shpëtuar jetën e një fëmije duke dhuruar sot”.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Wladimir Klitschko, së fundi ka vizituar materinetin në Kiev, ku 82 foshnje kanë lindur që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë.

Wladimir dhe vëllai i tij, kryetari i Kievit, Vitali, kanë marrë armët në duar për të luftuar kundër agresionit rus – ku janë shprehur të gatshëm të vdesin duke mbrojtur vendlindjen e tyre,

Ai ka vizituar repartin e maternitetit në Kiev, nga ku bëri të ditur se janë lindur 82 foshnje që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

“Jeta vazhdon. Më shumë ukrainasë po vijnë”, dëgjohet Wladimir duke thënë në videon e postuar në profilin e tij në Twitter.

Wladimir Klitschko, Ish-kampioni i peshave të rënda në boks

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore