Lajme

8 të vdekur nga uragani në Meksikë


Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, pasi uragani Grace përshkoi Meksikën Lindore, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta.

Gjithashtu shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe përmbytje.

Numri më i lartë i vdekjeve dhe dëmet më të mëdha u shkaktuan në shtetin Veracruz, ku stuhia shkuli pemët.

Në kryeqytetin e shtetit, Xalapa, shumë rrugë “u kthyen” në lumenj balte. Më vonë uragani u dobësua në një stuhi tropikale, ndërsa lëvizte në brendësi.

Sidoqoftë, erërat e forta dhe reshjet po shkaktonin më shumë përmbytje, ndërsa Grace lëvizte në veri të Meksikës.

Shpejtësia e erës shkoi deri në 200 km/orë (125mph) në bregdet.

Sipas zyrtarëve të qeverisë lokale, “nga tetë personat e vrarë, gjashtë ishin anëtarë të së njëjtës familje”.

Banorët e qytetit bregdetar të Tecolutla-s, në shtetin Veracruz e cilësuan uraganin si shkatërrues.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore