
Dimri është një periudhë e vështirë për shoferët, pasi moti i ftohtë shpesh sjell shqetësime të mëdha për automjetet.
Ndryshimi i gomave, pastrimi i dëborës dhe akullit nga makinat në mëngjes, e shumë vështirësi të tjera janë disa nga problematikat që shoferët hasin në drejtimin e automjetit në periudhën e dimrit.
Më poshtë ju sjellim një listë këshillash që shoferët duhet të ndjekin në dimër.
Për të parandaluar bllokimin e dyerve nga ngrirja, mjafton t’i hidhni pak spray gatimi që mund ta gjeni në çdo supermarket dhe fërkojeni me letër duarsh.
Nëse makina juaj ngec në akull ose dëborë, spërkateni me fekalet e maceve përpara gomave dhe do të dilni më lehtë.
Për të shkrirë bravën e ngrirë thjesht vendosni disa pika pastrues duarsh mbi çelësin ose në vrimën e çelësit dhe ndodh zhbllokimi nga akulli.
Kur dritaret bëhen me mjegull, mënyra më e thjeshtë për t’i pastruar me një gomë druri dhe nuk lë asnjë shenjë.
Për të shmangur akullin në pasqyrat anësore, mund t’i mbuloni natën me qese plastike.
Për të pastruar xhamat e makinës nga akulli në dimër, ju duhet uthull dhe ujë.Përzieni uthullën me ujë (një raport 3: 1) dhe spërkateni këtë solucion në dritaret e akullta për t’i pastruar ato./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
75 vjet Deklaratë Universale, por jo globale
-
Reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Qarkulloni me kujdes
-
Përplasen dy trena të linjës Bologna-Rimini, të paktën 17 të plagosur
-
LV-ja qorton 23 komunat që s’e përkrahën faljen e tatimit në pronë: Është një mundësi e humbur nga komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK