
Gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë në Shqipëri.
Java e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 247 pacientë. 16 prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët gjashtë janë të intubuar.
Janë kryer 3 mijë 24 testime dhe janë shëruar 529 qytetarë.
Procesi i fushatës së vaksinimit vazhdon intensivisht. Ka nisur vaksinimi masiv, për gjithë popullatën.
Në fundjavë ka nisur dhe vaksinimi i gazetarëve dhe policëve.
Më 7 prill, u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku vendosi të zgjasë me dy javë masat shtrënguese në kuadër të pandemisë. Orari i kufizimeve nuk ndryshon. Po ashtu, edhe rregullat për grumbullimet.
Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.
Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta: Prokuroria dhe policia në Elbasan janë të njëanshme
-
Inagurohet Spitali Rajonal Memorial i Fierit
-
Arrestohet vrasësi në Elbasan, ishte shoqërues i Gazment Bardhit të PD-së
-
OSBE: Trajnohen anëtarët e Forumit Kombëtar të të Rinjve të Verbër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe procedurat e votimit