Shqipëria

“57 qytetarë kanë përfituar ndihmën juridike falas”


Gjatë muajit prill, nga shërbimin e ndihmës juridike falas, kanë përfituar 57 qytetarë të Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të dielën e 23 majit, përmes një postimi në median sociale Facebook.

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me OSFA-në ka vendosur në dispozicion një linjë të gjelbër ku qytetarët kanë qasje falas për shërbime të ndihmës juridike.

Kjo ka ardhur në funksion të masave të shtuara, të ndërmarra për qytetarët që kanë nevojë për shërbime të ndihmës juridike parësore, nëpërmjet qendrave të ndihmës ligjore dhe linjës së gjelbër telefonike 0800 1010.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore