Lajme

5 të vrarë dhe 18 të plagosur në një klub nate në SHBA


Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në një sulm masiv në një klub nate të frekuentuar nga anëtarë të komunitetit LGBT.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Colorado, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet thanë se gjetën brenda lokalit një individ që besohet se është autori.

Në këtë moment, i dyshuari është duke u trajtuar, por ndodhet në paraburgim.

Policia nuk pranoi të flasë për një motiv të mundshëm.

Kapiteni i zjarrfikësve në Colorado, Mike Smaldino tha se 11 ambulanca shkuan në vendngjarje pasi u morën thirrje të shumta në 911.

“Ne do të jemi këtu për shumë e shumë orë në vijim”, tha Castro, duke shtuar se FBI është në vendngjarje dhe ndihmon.

Në një deklaratë në mediat sociale, Club Q tha se ishte “i shkatërruar nga sulmi i pakuptimtë ndaj komunitetit tonë” dhe ofroi ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore