Lajme

4500 ushtarë rusë të vrarë deri më tani


Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky në një konferencë për mediat mëngjesin e 28 shkurtit ku ka deklaruar se deri më tani janë vrarë 4 mijë e 500 ushtarë rusë.

Sakaq ai u bëri thirrje ushtarëve rusë të dorëzonin armët pasi çdo krim i forcave pushtuese ruse bashkon ukrainasit.

“Hidhni pajisjet tuaja. Dilni nga këtu. Mos u besoni komandantëve tuaj. Mos u besoni propaganduesve tuaj’, ishte thirrja e Zelensky-t për ushtarët rus.

Po ashtu ai vijoi se, “sipas ligjit ushtarak, pjesëmarrësit në armiqësi – ukrainas me përvojë të vërtetë luftarake – do të lirohen nga paraburgimi dhe do të jenë në gjendje të kompensojnë për fajin e tyre në pikat më të nxehta të luftës”.

Ndërsa bëri të ditur se 16 fëmijë janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur si rezultat i granatimeve ruse gjatë katër ditëve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore