Sport

43 herë të goditur, Real Madrid i mallkuar nga lëndimet


Ose je pa fat, ose je krejtësisht i papërgatitur, nuk ka një mes në gjithë këtë histori që po ndodh te klubi mbretëror Real Madrid.

Secili futbollist i Real Madrid, të paktën njëherë, ka provuar ndjenjën e të qenit largë fushave këtë sezon.

Lëndimë nga më seriozet, lëndime të lehta, infektim me virusin covid-19 e deri te lëndimet më të quditshme, të gjitha kanë ndodhur në ambientet e Valdebebas.

Pas testeve të konkluduara mëngjesin e sotëm, i lënduar ka rezultuar edhe Mariano Diaz, duke e lënë klubin Madrilen pa sulmues për ndeshjen përballë Atletico Madrid.

Lëndimi i Mariano-s, ka dërguar totalin e lëndimeve tek Madrilenët në 43.

Më të prekurit kane qenë Carvajal (i lënduar pesë herë) dhe Eden Hazard (i lënduar katër herë).

Çfarë po ndodh te Real Madrid, a është kjo mungesë përgatitjeje apo fat i keq, nuk dihet.

Por një gjë është e ditur, që trajneri Zinedine Zidane, gjithë skuadrën në dispozicion, e ka pasur vetëm për një ditë në dy vitet e fundit.

Mungesë lojtarësh, që ndikon direkt në mungesë rezultatesh.

Real Madrid i dobët apo Real Madrid i përgjysmuar, debati më i madh në mes tifozerisë Los Blancos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore