Biznes

43% e bizneseve në botë zvogëlon fuqinë punëtorë


Forumi Ekonomik Botëror (FEB), në raportin e publikuar për të Ardhmen e Punëve 2020 është njoftuar se 43% e bizneseve kanë vendosur të të zvogëlojnë fuqinë punëtore si shkak i pandemisë.

Rreth 43% e bizneseve të anketuara tregojnë se janë të vendosur të zvogëlojnë fuqinë e tyre të punës për shkak të integrimit të teknologjisë. Ndërsa 41% e tyre planifikojnë të zgjerojnë përdorimin e kontraktorëve për punë të specializuar. Gjithashtu janë 34% të bizneseve që planifikojnë të zgjerojnë fuqinë e tyre të punës, për shkak të integrimit të teknologjisë.

Deri në vitin 2025, automatizimi dhe ndarja e re e punës midis njerëzve dhe makinerive do të mbyllë 85 milionë vende pune në të gjithë botën. Kjo do të ndodhë në biznese të mesme dhe të mëdha.

Pozicionet e punës në fusha të tilla si futja e të dhënave, kontabiliteti dhe mbështetja administrative janë në rënie të kërkesës. Automatizimi dhe dixhitalizimi në vendin e punës rritet.

Më shumë se 80% e drejtuesve të biznesit janë duke përshpejtuar planet për të dixhitalizuar proceset e punës dhe për të vendosur teknologji të reja. Gjithashtu 50% e punëdhënësve presin të përshpejtojnë automatizimin e disa roleve në kompanitë e tyre.

Në ndryshim nga vitet e mëparshme, krijimi i vendeve të punës po ngadalësohet ndërsa mbyllja e vendeve të punës po përshpejtohet.

Përshpejtimi i automatizimit dhe pasojat nga COVID-19 kanë thelluar pabarazitë ekzistuese në të gjithë tregjet e punës. Gjithashtu kanë përmbysur fitimet në punësime të bëra që nga kriza financiare globale në 2007-2008.

Një skenar i dyfishtë përçarjeje po paraqet një pengesë tjetër për punëtorët në këtë kohë të vështirë.

Deri në vitin 2025, punëdhënësit do të ndajnë në mënyrë të barabartë, punën midis njerëzve dhe makinerive.

Rolet që përdorin aftësitë njerëzore do të rriten. Makineritë do të përqendrohen kryesisht në përpunimin e informacionit dhe të dhënave, detyrat administrative dhe punët manualë rutinë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore