Lajme

4 harta që shpjegojnë konfliktin Rusi-Ukrainë


Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës shënjohet nga kufij tokësorë dhe është i formësuar nga influenca strategjike. Moska, e sheh Kievin si një zbutëse të NATO-s, nëpërmjet tratativave. Ukraina nga ana tjetër, e sheh Rusinë si një kërcënim, që i ka zaptuar një pjesë të territorit tashmë.

I gjithë konflikti, mund të ilustrohet nëpërmjet katër hartave, të cilat janë sjellë grafikisht nga e përditshmja amerikane “The Washington Post” dhe shpjegojnë rrënjët e thella të tyre dhe si qëndrojnë çështjet tanimë.

Si janë të lidhura historikisht Rusia dhe Ukraina?

Duhet të shkojmë pas në kohë në shekullin e IX-ë, për të parë lidhjet e hershme mes dy vendeve. Një grup njerëzish, të quajtur “Rus”-ët, shkuan drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit. Kjo është edhe një “lidhje” që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e përmend shpesh në retorikën e tij.

Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në gusht të vitit 1991, kur ajo shpalli pavarësinë.

Ajo ishte një pjesë strategjike e Bashkimit Sovjetik, me industri të lartë agrikulturore dhe pjesë të rëndësishme në Detin e Zi.

Lidhja e hershme e historike mes dy vendeve, ende është e pranishme në tensionet e sotme.

“Jam besimplotë se sovraniteti i plotë i Ukrainës, është i mundur vetëm në partneritet me Rusinë”, ka shkuar Putini në korrik.

“Bashkë, kemi qenë dhe do të jemi shumë më të fortë e të suksesshsëm. Ne jemi një popull”.

Pse i intereson Putinit anëtarësimi i Ukrainës në NATO?

NATO u themelua në vitin 1949, për t’u mbrojtur ndaj agresionit sovjetik. Aleanca, që prej asaj kohe, është zgjeruar në 30 vende, përfshi ish-republika sovjetike si Lituania, Estonia apo Letonia.

Sipas traktatit, nëse një komb pushtohet ose sulmohet nga një palë e tretë, të gjitha kombet e NATO-s do të mobilizojnë forcat e tyre ushtarake në mbrojtje.

Kremlini, po kërkon garancinë nga NATO, se Ukraina dhe Gjeorgjia – një tjetër ish-republikë sovjetike e pushtuar për pak kohë në vitin 2008 – nuk do të bashkohen me aleancën.

Administrata Biden dhe NATO, thonë se Putini nuk mundet t’ia privojë Ukrainës këtë të drejtë. Por, asnjë veprim konkret nuk është marrë që ajo të hyjë në marrëveshje.

Hyrja e njërit nga dy shtetet në NATO, do ta shtrinte më gjerë gjurmën e aleancën në kufijtë rusë, vijon shkrimin “The Washington Post”.

Cilat pjesë të Ukrainës i kontrollon Rusia?

Në vitin 2014, forcat ushtarake ruse aneksuan rajonin e Crimea-s në Detin e Zi. Separatistët e mbështetur nga Moska, morën po ashtu kontrollin e rajoneve industriale lindore të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut, të cilët ndodhen në kufi me Rusinë.

Konflikti, i cili vijon ende, ka marrë më shumë se 14 mijë jetë deri tani.

Sipas një censusi të vitit 2001, më shumë se 50% e popullatës në Crimea dhe Donetsk, e identifikonin rusishten si gjuhën e tyre të lindjes. Më pas, nuk janë marrë më anketime të tilla.

Por, mbi këtë premisë, Putini pretendon se po mbron të drejtat e rusishtfolësve në ato zona.

Ka rajone të tjera separatistësh rusë në vende të tjera?

Po! Në zonat e njohura si “konflikte të ngrira” ka pasur pretendime të tilla që pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Ato ekzistojnë në ish-republikat sovjetike të Azerbajxhanit, Moldavisë e Gjeorgjis dhe janë parë gjerësisht si strategji e Kremlinit për të ushtruar influencë dhe për të pushtuar pjesë të caktuara.

Për shembull, në vitin 2018, një hetim i të përditshmes amerikane “The Washington Post”, zbuloi se në zonat e Ukrainës lindore, të cilat kontrollohen nga separatistët rusë, zyrtarët transferojnë para tek rajoni separatist rus i Oseetia-s në Gjeorgji, ku më pas fondet janë të lidhura me Rusinë.

Më pas, janë këta të fundit, ata të cilët i përdorin paratë, për të paguar të mirat materiale, të cilat i çojnë drejtpërdrejt në Ukrainën lindore.

Në Transnistria, separatistët pro-rusë u larguan nga Moldavia, duke thënë se ata e identifikonin veten më shumë me Ukrainën dhe Rusinë se sa me republikën e sapo formuar moldave, e cila ishte më e lidhur me Rumaninë.

Nagorno-Karabakh, një etni armene e kufizuar dhe e njohur ndërkombëtarisht brenda territorit azer, u bë zonë e kontestuar pasi regjimi sovjetik ra dhe dy vendet morën pavarësinë.

Në shtator 2020, mijëra trupa u vranë dhe fshatra të tërë u dogjën, prej një konflikti, i cili zgjati gjashtë javë.

Marrëveshja e paqes më pas, u ndërmjetësua nga Putini, i cili tregoi se Rusia ishte bërë një fuqi kyçe për zgjidhjen e konflikteve të epokës sovjetike. Tashmë, janë paqeruajtësit rusë, ata të cilët e ruajnë zonën.

Abkhazia dhe Ossetia jugore, janë shkëputur tërësisht nga ndikimi gjeorgjian me ndihmën e Rusisë, duke shpallur pavarësi në vitet 90’ dhe mbeten rajone strategjikisht të lidhura me Kremlinin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore