Shqipëria

4 dhjetori i primareve, Berisha: Ditë historike


E diela e 4 dhjetorit është dita që lideri demokrat, Sali Berisha ka caktuar për përmbylljen e primareve, ku do të përzgjidhen kandidatët për kryetar bashkie.

Këta të fundit do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore 2023.

“Dy ditë na ndajnë nga evenimenti më i madh pas themelimit të partisë Demokratike deri sot, votimi për kandidatët, për qytetarët e parë të bashkive të vendit të cilët garuan gjatë kësaj periudhe dhe presin me padurim votën tuaj, besimin tuaj, pjesëmarrjen tuaj, në procesin zgjedhor të datës 4 dhjetor dhe që zhvillohet në mbarë vendin”, u shpreh kryedemokrati.

Sipas tij, pjesëmarrja e tyre është një kontribut i veçantë.

“Unë e di që keni bërë shumë punë, por tani jeni të ftuar të flisni, të firmosni me votën tuaj për kandidatin më të mirë që ju besoni, që ju mendoni. Kam besim të madh se do ta shndërrojmë këtë ditë të një rëndësie historike jo vetëm për PD por për Shqipërinë”, shtoi Berisha.

PD-ja shpall primaret për zgjedhjet lokale 2023

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore