Kosova

370 milionë euro është bilanci i importit nga Serbia, thotë drejtori i Doganës


Agron Llugaliu

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, përmes një konference për media, ka prezantuar bilancin dhe të arriturat e Doganës gjatë vitit 2022.

Sipas tij për 12 muaj Dogana e Kosovës ka pasur rritje të të hyrave dhe se Turqia është vendi që Kosova ka import më të madh.

Gjatë vitit 2022, Llugaliu ka bërë të ditur se Kosova nga Serbia ka importuar 370 milionë euro mallra.

Kjo shumë në vitin 2021 ishte mbi 305 milionë euro.

“Dogana e Kosovës gjatë vitit 2022 ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro. Viti i kaluar është më i suksesshëm se sa viti 2021. Të hyrat e vitit 2022 janë 154 milionë euro më shumë se viti paraprak”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Performanca e të hyrave varet nga shumë faktor, natyrisht që është edhe inflacioni. Turqia është dukshëm vendi që importojmë më shumë. Sa i përket importit nga Serbia kemi pasur 370 milionë euro. Gjatë vitit 2022 importi ka arritur vlerën e mbi 5 miliardë eurove dhe eksporti mbi 869 milionë euro”, ka shtuar ai.

“Gjatë këtij viti kemi pasur 11 mijë e 157 aktivitete, te sekuestrimi i mallrave kemi 11.3 milionë euro, vendimet për inkasim me 4.5 milionë euro. Zbulimi i mallrave të ndaluara gjatë vitit 2022 nga zyrtarët doganor janë zbuluar 83.6 kilogram heroinë. Gjatë këtij viti kemi pasur lehtësira tregtare, me fillimin e zhdoganimit të plotë në Portin e Durrësit dhe Porto Romanos”.

Pse po rritet vazhdimisht tregtia e Kosovës me Serbinë dhe importimi i “mallrave të dëmshme”?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore