Lajme

36 deputetë e dorëzojnë iniciativën për rrëzimin e qeverisë së Abazoviç, seanca më 19 gusht


Partia Demokratike e Socialistëve

Pesë parti parlamentare në Mal të Zi kanë dërguar iniciativën për rrëzimin e qeverisë.

Propozimi për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç u nënshkrua nga 36 deputetë për t’u iniciuar në procedurë parlamentare.

Mediat malazeze raportuan se seanca për mocionin do të jetë më 19 gusht.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp iniciuesit thanë se “Abazoviç i dha fund karrierës politike të tij.

“Si ekzekutuesi i urdhërave të Aleksandër Vuçiç ai duhet të ik”, tha deputeti Draginja Vuksanoviç.

“Abazoviç u soll si një njeri që nuk i besohet, u soll në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Zhivkoviç nga Partia Demokratike e Socialistëve.

Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga gjithsejt 81 deputetë, ndërsa për rrëzimin e qeverisë duhet të bëhen 41 vota. Rrjedhimisht, duhet edhe pesë vota për të rrëzuar qeverinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore