Lajme

30 ditë paraburgim ndaj tre të dyshuarve që u përfshin në rastin e “Bon Vivantit”


Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit tre të dyshuarve, Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakutit, për rastin e përleshjes me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, ku kishte mbetur i vdekur një person dhe rreth 20 të lënduar.

30 ditë janë caktuar ndaj tre të dyshuarve.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda dje me datë 06 gusht 2023, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit  A.P  për veprën  veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173  paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së, Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim  të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”.

‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par. 2 të KPRK-së  dhe veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 të KPRK-së, i pandehuri H.G për veprën penale Pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të KPRK-së dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim  të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së dhe i pandehuri G.Z për veprën penale Pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Gashi për AP.

Tutje ajo ka sqaruar se gjyqtari e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë si të bazuar.

“Andaj të njëjtëve  iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, paraburgimi është caktuar  në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, rreth raportimeve se në klinikën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku aktualisht është duke u trajtuar Andi Pajaziti i njohur si “italiani”, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ka sqaruar se nga ekipi është informuar se të dielën ka pasur shtim të masave të sigurisë.

“Nga ekipi kujdestare jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës s’ka pasur ndonjë problem. Mirëpo, nga policia jozyrtarisht kanë dëgjuar të shtëna jashtë Klinikës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”.

Ai tha se njëra vajzë nga të lënduarit në përleshjen në lokalin “Bon Vivant” është liruar, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte stabile.

“Të premten në orët e mbrëmjes kanë ardhur pesë pacientë në Klinikën e Ortopedisë, gjendja e tyre ka qenë jashtë rrezikut për jetë.

“Menjëherë të shtunën ua kemi hequr predha pacientit në regjionin e krahut dhe ka shkuar në shtëpi, pacienti i cili s’ka qenë i inkriminuar me Policinë ai me vet-dëshirë ka shkuar në shtëpi pas nuk ka pasur lëndime të sistemit vaskular”

Më 5 gusht, pas përplasjeve fizike dhe të shtënave me armë zjarri një person ku humbur jetën, kurse kanë mbetur të plagosur shtatë persona, në një nga lokalet më të famshme të kryeqytetit të Kosovës “Bon Vivant”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore