
Një fëmijë i moshës 3-vjeçari është dyshohet se është rrahur nga edukatoret në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Përmes një video të publikuar nga familjari i 3-vjeçarit, Fatos Geci, pamjet tregojnë momentin ku nipi i tij tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore.
Në pamjet e publikuara fillimisht shihet një edukatore duke ushtruar dhunë ndaj nipit të Gecit, për të dytën herë ndaj tij ushtron dhunë një mirëmbajtëse e çerdhes, pastaj sërish një edukatore e cila e tërheq në dysheme.
Geci, në shkrimin e tij të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se nipi i tij ka pësuar trauma të rënda psikikë.
“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikikë dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idiotave dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunuesit e tilla nuk e kanë vendin ne arsim”, ka shkruar ai.
Ndërsa, çerdhja ku është ushtruar dhunë është çerdhe publike.
“Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi ynë”, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet ne derë pastaj tërhiqet zvarre, me pas e dërgojnë përsëri ne një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të dy “mësueset” e kësaj çerdhja bashkë me pastruesen apo kuzhinieren”.
Aktualisht, as Policia, as Komuna nuk kanë lëshuar ndonjë komunikatë për media lidhur me këtë rast dhe hetimet që janë duke bërë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
RENEA blindon Mirditën pas vrasjes në Rrëshen – 3 të plagosur në spital
-
Balla shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit italian, Napolitano
-
Abazoviç: Situata në Veri të Kosovës mund të kthehet në një konflikt në shkallë më të gjerë
-
Vuçiç pas takimit me ambasadorët e QUINT-it: Kërkova që KFOR-i të kujdeset për sigurinë në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
RENEA blindon Mirditën pas vrasjes në Rrëshen – 3 të plagosur në spital
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje