Sport

29 vjetori i Neymar-it


Ylli Brazilian i PSG-ës, Neymar-i, feston të premten, datë 5 shkurt 2021, datëlindjen e 29. I lindur në Mogi das Cruzes, të Sao Paulos, sulmuesi e filloi futbollin në vendlindjen e tij me Portuguesa Santista-n.

Në 2003, Neymar-i u transferua te Santos-i. Klub me të cilin nga 2003-2009 luajti me të rinjtë dhe nga 2009-2013, luajti me ekipin e parë. 29-vjeçari ra në sy për talentin e jashtëzakonshëm në kontrollin e topit, driblimet dhe shënimin e golave.

Në korrik të 2013, Neymar-i u transferua te Barcelona për shifrën e 88 milionë eurove. Dhe më pas në gushtin e 2017, u transferua te PSG-ja. Një transferim rekord, që nuk ishte parë në historinë e tregut të transferimeve. 222 milionë euro paguan francezët për të marrë shërbimet e brazilianit.

Me Santos-in është aktivizuar në 134 takime, ku ka shënuar 70 gola dhe 35 asiste. Fituesi i Kupës Libertadores, fituesi i Kupës së Brazilit dhe i Kupës Sudamericana.

Te Barcelona, luajti 186 ndeshje. 105 gola dhe 76 asiste, për Neymar-in. Fitoi një Ligë të Kampionëve, dy La Liga, tre Kupa të Mbretit, një Superkupë të Spanjës dhe një Botëtor Klubesh.

Neymar-i me ekipin aktual, PSG-ën, ka 101 prezenca në fushë, nga ku ka arritur 83 gola dhe 46 asiste. Ka fituar tre Liga të Para, dy Kupa të Francës, dy Kupa të Ligës dhe tre Superkupa të Francës.

Braziliani ka fituar me Kombëtaren, Kupën e Konfederatave, Medaljen e Artë Olimpike dhe Kampionatin e Amerikës së Jugut U20. Në total me Kombëtaren A, numëron 103 takime, ku ka shënuar 64 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore