Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 29 raste pozitiv me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 280 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 168.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 37 persona.
Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 368, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 629.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ishte shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e rasteve me COVID-19 kohëve të fundit në vendit tonë.
Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ai paralajmëroi se shumë shpejt në vendin tonë do të nis edhe vaksinimi anti-COVID me dozën e katërt.
Latifi po ashtu bëri të ditur se për Komiteti do të takohen për të diskutuar për masat që duhet ndërmarrë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vendet e BE-së “nuk duan të heqin dorë” nga sistemet e tyre Patriot edhe për të ndihmuar Ukrainën, shkruan Le Monde
-
SHBA-të konsiderojnë sanksione për bankat kineze që ndihmojnë Rusinë
-
Liburn Aliu deklarohet për aferën me ambalazhues: Nuk lidhet emri im askund, për çfarë borxhi e kanë fjalën
-
Vuçiçi paralajmëron “skenarë të paparashikueshëm” për Kosovën
Lajmet kryesore
-
Liburn Aliu deklarohet për aferën me ambalazhues: Nuk lidhet emri im askund, për çfarë borxhi e kanë fjalën
-
Vdekja e 3-vjeçarit nga anestezia – Grupi i mjekëve italianë do të kryejë ekspertizën
-
Trump do të luftojë përpjekjet për t’i mbyllur gojën, përpara se të dëshmojë dëshmitari kryesor
-
Pas DASH, edhe IDM ngre shqetësime serioze për korrupsionin në Shqipëri