Kosova

28 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 28 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 489 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 6 mijë e 310 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 859 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 mijë e 711.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 25 mijë e 290.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 24 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore