
Është mbyllur me dy ndeshjet e ditës së sotme edhe java e dhjetë në Abissnet Kategoria Superiore.
Në Tiranë, Dinamo priste Kastriotin, derisa Kukësi ishte vendase e Egnatia-s.
Të dy skuadrat vendase dolën edhe triumfuese të këtyre takimeve.
Dinamo e dominoi të gjithë takimin, dhe rezultati nuk ishte pasqyrë reale se si shkoi takimi.
Fati e përcolli Dinamon në pjesën e dytë, që pas gjithë dominimit e gjeti edhe golin që do të ishte i mjaftueshëm për tre pikë.
Hero i skuadrës legjendare shqiptare, ishte Agim Ibraimi, që në minutën e 66-të shënoi golin vendimtar.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 13 pikë, aq sa ka edhe Teuta kampione.
Kastrioti mbetet e fundit, me vetëm pesë pikë.
Kukësi në anën tjetër arriti fitore të pastër 2-0 përballë Egnatias.
Veriorët, njëjtë sikur Dinamo, e dominuan takimin, por ata e mbyllën më lehtë në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll pa gola.
Ishte kroati Edi Basa ai që përsëri gjeti rrugën e rrjetës.
Në minutën e 53-të, Basa gjeti golin e gjashtë sezonal duke e dërguar Kukësin në avantazh 1-0.
Pak para se të mbyllej ndeshja, Kukësi shënoi edhe golin e dytë, me autor Milunovic.
Kukësi tani i afrohet vetëm një pikë Tiranës në krye, kurse Egnatia mbetet në vendin e tetë.
Tabela e Superiores pas dhjetë javësh, duket kështu:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë