Lajme

25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit


Gjykata Themelore në Prishtinë.

Naim Smajli, është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e djalit të tij E.S.

Vendimi është marrë të premten nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i njëjti akuzohet se në vitin 2022 në fshatin Bajçinë të Podujevës, e vrau atë për çështje pronësore.

Nga gjykata u tha se Smajli u dënua më 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me dy vjet burgim.

Të njëjtit është thënë se do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, atij do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.

Teksa, është i obliguar t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe atë 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit Smajli.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 22 dhjetor 2022, Naim Smajli rreth orës 17:00 në fshatin Bajçinë në Podujevës për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij tani të ndjerin E.S.

Sipas aktakuzës, a akuzuari në një distancë të afërt ka shtënë në drejtim të djalit të tij tani të ndjerit E.S.

Vepra për të cilët ai po akuzohet nga Prokuroria është “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, Naim Smajli nga data e pacaktuar e deri më 13 qershor 2022, ka mbajtur në e armën e llojit “pushkë automatike” në kundërshtim me ligjin, një mjet shpërthyes, granatë dore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore