Lajme

22 të vdekur nga tërmetet në Afganistan


Të paktën 22 persona kanë vdekur pas tërmeteve të njëpasnjëshme, që goditën Afganistanin Perëndimor të hënën e 17 janarit.

Sipas të dhënave nga Shoqëria Gjeologjike e SHBA-ve (USGS), tërmetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 kanë prekur provincën veriperëndimore të Badghis, ku shkaktuan shembje shtëpish dhe ndërtesash.

Një zëdhënës deklaroi se katër fëmijë ishin në mesin e atyre që u gjetën të vdekur në rrënoja.

Ata shtuan se më shumë se 700 shtëpi ishin dëmtuar.

Tërmetet mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Afganistan, ku shumë banesa nuk janë aq të qëndrueshme apo të ndërtuara mirë.

Tërmeti i parë ra pasdite dhe i dyti pasoi rreth dy orë më vonë.

Ndikimi i tij u ndje më shumë në rrethet Kadis dhe Mugr.

Shefi i qarkut Kadis, Mohammad Saleh Purdil, tha se tërmeti kishte shembur disa shtëpi dhe kishte vrarë gra dhe fëmijë.

Ai dhe zyrtarë të tjerë kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit të analizojnë rrënojat në rajonin e largët.

Badghis në veri-perëndim kufizohet me Turkmenistanin. Konsiderohet si një nga rajonet më të pazhvilluara dhe më të varfra të Afganistanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore