
Të paktën 22 persona u vranë dhe 33 u plagosën në Egjiptin jugor pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion të parkuar, thanë zyrtarët.
Autobusi që transportonte rreth 45 pasagjerë u përplas me kamionin e palëvizshëm pranë fshatit al-Barsha, rreth 300 kilometra (185 milje) në jug të kryeqytetit Kajro në provincën al-Minya.
“Kamioni ishte parkuar në anë të rrugës për të ndërruar një gomë kur u godit nga pas nga autobusi që udhëtonte nga provinca e Sohag për në Kajro”, thuhet në një deklaratë nga guvernatori.
Përplasjet janë relativisht të zakonshme në Egjipt, ku shumë rrugë janë në gjendje të keqe dhe rregulloret e trafikut shpesh shpërfillen.
Sipas shifrave zyrtare, rreth 7 mijë njerëz vdiqën në aksidente rrugore në vend në vitin 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com