Sport

2012, 2021, ‘deja-vu’ për Chelsea-n…


Pas nëntë viteve, Chelsea shtoi në kabinetin e tyre edhe një trofe të Champions League-s.

Blutë e Londrës, pas një paraqitje të jashtëzakonshme, arritën që me radhë të eliminojnë skuadra si Atletico dhe Real Madrid, e në finale të fitojnë përballë Manchester City-t.

Por, plot ngjarje, e lidhin këtë vit, pikërisht me atë kur Chelsea fitoi Champions League-n për herën e fundit.

2012 – Chelsea kishtë një portier 29-vjeçar në portë, të cilin e kishte transferuar nga Rennes… Petr Cech.

2021 – Chelsea ka në portë një portier 29-vjeçar, të transferuar nga Rennes, Edouard Mendy.

2012 – Finalja e kupës së mbretit në Spanjë ishte mes Barcelonës dhe Bilbao-s, katalunasit fituan dhe shënuan katër herë.

2021 – Finalja e kupës së mbretit ishte mes Barcelonës dhe Bilbao-s, blaugranët fituan dhe shënuan katër herë.

2012 – Ditëlindja e trajnerit fitues, Di Matteo, ishte më 29 të një muaji.

2021 – Ditëlindja e Tuchel, është me 29 të një muaji.

2012 – Lionel Messi humbi një penallti në fazën me eliminim në Champions.

2021 – Të njejtën gjë e bëri përsëri argjentinasi, dy herë goditi shtyllën.

2012 – Në tetor, United humbi në “Old Trafford” 6-1 dhe u ndëshkua me të kuq, përballë City-t.

2021 – Në tetor, United humbi në “Old Trafford” 6-1 dhe u ndëshkua me të kuq, përballë Tottenham-it.

2012 – Kapiteni i Chelsea-s ishte 31 vjeç, John Terry.

2021 – Kapiteni i Chelsea-s është 31 vjeç, Cesar Azpilicueta.

2012 – Sulmuesi i Chelsea-s, Didier Drogba, ka shënuar gjashtë gola, dy me kokë, tre me këmbën e majtë, një me të djathtën.

2021 – Giroud, sulmuesi i bluve, shënoi gjashtë gola, dy me kokë, tre me këmbën e majtë, një me të djathtën.

2012 – Herën e fundit që Chelsea kishte pësuar pesë gola në “Stamford Bridge” ishte 2012, përballë West Brom.

2021 – Chelsea pësoi përsëri pesë gola në “Stamford Bridge”, përballë… West Brom.

2012 – Pas 14 ndeshjeve, Di Matteo kishte një përqindje të fitoreve prej 71.4%.

2021 – Pas 14 ndeshjeve, Tuchel kishte një përqindje të fitoreve prej 71.4%.

2012 – Chelsea u përballë me një skuadër spanjolle, Barcelona, në gjysmëfinale, pasi mundi një skuadër portugeze në çerekfinale, Benfica.

2021 – Chelsea u përballë me një skuadër spanjolle, Real Madrid, në gjysmëfinale, pasi mundi një skuadër portugeze në çerekfinale, Porto.

Chelsea fitoi Champions League-n në vitin 2012.

Chelsea fitoi Champions League-n në vitin 2021.

Historia është bërë për t’u përsëritur, për një skuadër të vetme, Chelsea-n, historia përsëriti veten në mënyrën më të bukur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore