
200 mijë njerëz në shesh për Duan? Ëndërr më shumë se realitet
Koncerti i Dua Lipës, përmbyllës i turit të saj botëror “Future Nostalgia” dhe një simbolikë e këndshme për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, mori zë jo vetëm në Tiranë, por në gjithë botën e mbi të gjitha në rrjetin virtual.
Përtej komenteve të shumta pozitive mbi shfaqjen që artistja shqiptare dha për publikun e gjerë, diçka që u përmend së tepërmi, ishte edhe pjesëmarrja e shumtë.
Sa?
Sipas disa zërave, të nisur me një postim në Twitter nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, rreth 200 mijë!
Tirana is lit for @DUALIPA tonight! 💥🇦🇱
💥 Albania celebrates 110th Independence
💥 Tirana is European Youth Capital 2022
💥 Dua wraps #FutureNostalgia Tour
💥 @DUALIPA just became 🇦🇱 citizen
💥 Approx. 200k already at @SheshiSkenderbe pic.twitter.com/Hji2KzIK9f
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 28, 2022
Kjo shifër në fakt do të shkatërronte edhe rekordin e mëparshëm për pjesëmarrjen në një koncert solo të zhvilluar nga një artiste, të cilin e mban Tina Turner, në vitin 1988, me shfaqjen e saj në stadiumin mitik Maracana, të Rio de Janeiro-s.
Turner, asokohe, pat mbledhur 180 mijë persona, për ta dëgjuar atë, teksa këndonte live.
Por, sa realiste është një shifër si 200 mijë njerëz?
Duke marrë gjenezën fillestare, duhet parë sipërfaqja e gjithë sheshit Skënderbej, e cila është rreth 40 mijë metra katrorë, sipas vetë të dhënave nga Bashkia Tiranë.
Thënë kjo, në bazë të studimeve të shumta të ndërmarra, është arritur në përfundimin se në 1 metër katror, mund të qëndrojnë në mënyrë të rehatshme, në këmbë, 4.6 persona. Për ta rrumbullakosur, pesë njerëz në 1 metër katror.
Me llogari, në 40 mijë metra katrorë, 200 mijë njerëz – që mund të ketë qenë edhe kalkulimi që vetë Veliaj e Bashkia mund të kenë bërë.

Por, ka një problem tjetër në këtë mes.
Së pari, sipërfaqja është llogaritur si bruto, pa marrë parasysh faktin se skenografia e Lipës ka zënë shumë vend, dy stenda anësore “VIP”, apo një “fan zone” e stërmadhe, në të cilën mund të shijohen ndeshjet e kampionatit botëror.
Pra, si të thuash, 200 mijëshi që kështu, duket disi i pamundur për t’u arritur, me gjithë sipërfaqen e zënë nga strukturat mbështetëse të koncertit.
Por, të reflektojmë disi edhe mbi koncertin e Tina Turner, duke qenë se rrjeti po përflet thyerjen e këtij rekordi – i cili do të ishte arritje marramendëse!
Sipërfaqja e stadiumit Maracana brenda, në ato vite, pa rinovimin e sotëm, ka qenë rreth 112 mijë metra katrorë. Thuajse tre herë më shumë se vetë sheshi Skënderbej.
Për të mos harruar më pas se ai ka një ndarje me kate vertikale, teksa sheshi është thjesht horizontal. Në tërësi madje, në Maracana, ulur mund të qëndronin rreth 155 mijë njerëz, duke reflektuar se në këmbë, në zonën e fushës, numri s’mund të ishte shumë i lartë, por diku rreth 25-30 mijë.
Dhe sërish, 180 mijë persona, kanë qenë të pranishëm aty.
Ose, nëse kujtohet edhe vetë një organizim i Dua Lipës, pavarësisht se ajo jo pjesëmarrëse, së Sunny Hill, u përllogarit se mund të kishte 25 mijë deri në 30 mijë pjesëmarrës dhe zona e përzgjedhur, pranë liqenit artificial të Tiranës, është në sipërfaqe e ngjashme me atë të sheshit Skënderbej.
Pra, një rekord i ri nga Dua? Zyrtarisht jo.
Por, edhe jo zyrtarisht, më shumë ngjan si një ëndërr, se sa si realitet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët, projektligji që ratifikon memorandumin Itali-Shqipëri: Çfarë po projekton Qeveria italiane
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Drake shfaqet me xhaketë me flamurin shqiptar në videoklipin e Polar Opposites
-
Berisha: Duhet të ngrihemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile
Lajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog