Lajme

20 mijë biznese u mbyllen në pandemi, e rreth 50 mijë punëtorë mbetën pa punë


Ilustrim.

Pandemia COVID-19, ka ndaluar punën e rreth 20 mijë bizneseve, kurse 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë.

Sipas statistikave të Alenacës Kosovare e Bizneseve (AKB), studimi hulumtues i trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020-2022 ka pasqyruar një realitet jo të mirë.

Drejtori i AKB-së, Agim Shahini u shpreh se kjo periudhë nuk pasqyron një gjendje të mirë të bizneseve.

“Ndërmarrësit në Kosovë ishin në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin për një kohë të gjatë duke filluar nga pandemia COVID-19 pastaj nga kriza globale e sidomos të vitit të fundit 2022 si rezultat i luftës në Ukrainë dhe Rusi”.

Shahini, ka thënë se trendi negativ për bizneset ka qenë që nga paslufta.

“Nga analizat e bëra na shqetësoj fakti  se trendi negativ për bizneset ka qenë në vazhdimësi që nga paslufta, por me theks të veçantë nga viti 2020 e këndej”.

“Kurse ky trend është prezent shumë në vitin 2020 si rezultat total i mbylljes të ekonomisë dhe bizneseve të qarkullimit në këtë kohë që ishte pandemia. Në këtë vit bizneset u mbyllën, u shuan e pushuan një numër i madh i tyre dhe falimentuan  me numër rekord rreth 20 mijë sosh”.

Alenaca Kosovare e Bizneseve (AKB)

“Pandemia ka mbyllur shumë biznese por edhe ka lënë të pa punë shumë punëtorë rreth 50 mijë”, tha ai.

Edhe, avokati Arianit Koci, u shpreh se me mbylljen e bizneseve edhe shumë familje janë mbetur pa punë.

“Mbyllja e një biznesi do të thotë edhe mbetje pa punë për shumë nëse përafërsisht një kompani në Kosovë ka së paku dy punëtorë. Këto mbyllje marramendëse që kanë ndodhur në vitin 2020 dhe 2021 do të thotë përkthehet që aq familje që kanë mbet pa punë, dhe nëse janë mbyll apo janë falimentuar apo për çfarëdo arsyeje janë pushu një biznes do të thotë minimum 20 familje kanë mbet pa punë”.

Ndryshe, vazhdimisht ka pasur mbyllje të bizneseve për shkak të rritjes së çmimeve dhe pamundësisë për t’i mbijetuar periudhës së pandemisë COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore