
Është vendosur sekuestro preventive mbi një pasuri 200 mijë euro, e cila sipas organeve kompetente, rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, të kryer nga dy shtetas.
Vendimin e ka marrë Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ku bëhet me dije se shtetasit e përfshirë në ngjarje janë A.L., 47 vjeç dhe B.A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.
Puna ndërkaq vijon për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
Krim i dyfishtë në Gramsh, 75-vjeçari vret gruan dhe vëllain
-
Tabaku i kërkon Dumanit të caktohet një prokuror special për të hetuar krimet zgjedhore