Kosova

1\4 e kohës së tij, Kurti e ka kaluar në të pame, homazhe e akademi përkujtimore


Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Agron Demi, pjesëtar i shoqërisë civile, ka publikuar statistikat se si kryeministri i Kosovës e kalon kohën e tij, dhe rezulton se 1\4 e kohës së tij (25 për qind) ka marrë pjesë nëpër të pame, homazhe e akademi përkujtimore.

Duke iu referuar njoftimeve që gjenden në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, në periudhën kohore nga janari deri më tani, Kurti 23.7 për qind të kohë e ka kaluar duke pritur ambasadorët e akredituar në Kosovë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, apo liderë e delegacione nga shtetet tjera.

13.8 për qind e ka kaluar duke pritur në takime grupe të studentëve, pensionistë të huaj e vendorë, ish-diplomatë, delegacione nga mërgata, Lugina, Bosnja, Sanxhaku etj.

Ndërsa, 19.3 për qind në mbledhje të qeverisë dhe në takime në grupe ndërministrore ose takime me bartës institucionesh tjera.

Duke promovuar investime apo lansim programesh, ndër to edhe një urë për këmbësorë, gurëthemelin e një shtëpie, tri klinika të renovuara, dy herë i ka vizituar punimet në rrugën Kijevë-Zahaq, vetëm 9.5 për qind.

5.2 për qind të kohës e ka kaluar në vizita jashtë vendit, duke përfshi tri vizita si pjesëmarrës në takimet e Partive Socialiste Evropiane, dy në Londër, dy në Turqi, një adresim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, disa ditë në Davos dhe një vizitë në portin e Hamburgut.

Duke vizituar biznese – 8 sosh – 2.5 për qind.

Po ashtu, kryeministri ka vizituar edhe 4 vizita, tri prej të cilave qeverisen nga Vetëvendosja, dhe një vizitë në Dragash pas emergjencës së vërshimeve dhe dëmeve në fshatin Kuk.

“Kallxom qysh e kalon kohen, të kallxoj kush je”, ka shkruar në fund Demoi pasi ka publikuar të dhënat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore