Kosova

11 mijë doza ekstazi, 400 mijë euro vlerë – Si u arrestua asamblisti i Vetëvendosje në Shqipëri


Policia e Shqipërisë ka arrestuar asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujecin, për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike në Shqipëri dhe doza e sekuestruar nga operacioni policor kap shifrën e 400 mijë eurove.

Ai ishte pjesë e një grupi kriminal që transportonte lëndë narkotike drejt Shqipërisë.

Mujeci përndryshe është i emëruar aksionar në Ndërmarrjen publike ‘Stacioni i Autobusëve’.

Ishte pikërisht autobusi, mjeti me të cilin Mujeci transportonte lëndët narkotike.

Lënda narkotike me të cilën është kapuar Mujeci është ekstazi.

Siç ka treguar policia shqiptare “të arrestuarit janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 mijë e 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”.

Në një konferencë për media, policia shqiptare ka treguar gjithashtu se “nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave te autobusëve Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë transportoheshin me auto vetura të marra me qira në Tiranë dhe qytete tjera, kryesisht ne bregdetin e Shqipërisë dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin ne vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike me Shqipëri trafikantët kërkonin pagesa me para dhënie ose lënien e automjeteve si garanci”.

Asamblisti i VV-së arrestohet në Shqipëri, transportonte dhe shiste lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore