Shqipëria

106 miliardë lekë mallra të tregtuara gjatë shkurtit


Instituti i Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, ka publikuar raportin për statistika e transportit, ku theksohet se vlera e mallrave të tregtuara është 106 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të publikuara të hënën, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 357,9 mijë ton, duke u rritur me 4,1 %, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Për sa i përket shifrave të dymujorit të vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 644.7 mijë ton, duke u ulur me 9,2 %, krahasuar me dymujorin e vitit 2021.

Mënyra e transportit të mallrave

Në muajin shkurt të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë, sipas INSTAT, është 1 mijë e 649 mijë ton[1]kilometër, duke u ulur me 39,5 %, krahasuar me shkurtin e kaluar.

Për sa i përket  volumi i mallrave të transportuar me ajër, sasia e transportuar muajin e kaluar është 153.3 ton, duke u rritur 23,8 % në krahasim me shkurtin e vitit 2021.

Në shkurt të 2022-shit, numri i fluturimeve të kryera është 1 mijë e 816, duke u rritur 86,8 % në krahasim me muajin shkurt të 2021-shit.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në shkurtin e vitit 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 106 miliardë lekë ku 49,4 % e tyre u transportua me det.

Në dymujorin e vitit 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 196 miliardë lekë ku 50,3 % e tyre u transportua me det.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore