Sport

101 vite nga krijimi i klubi të Belenenses në Portugali, cila është e veçanta e tij?


Clube de Futebol Os Belenense ose shkurt Belenenses u krijua më 23 shtator të vitit 1919. Ai është ndër klubet më të vjetra të futbollit në Portugali.

Klubi me qendër në Lisbonë, deri në vitin 1982 ishte një nga katër klubet që nuk kishte rënë kurrë nga kategoria kryesore e futbollit portugez.

Por cila është e veçanta e këtij klubi?

Jo shumë i njohur në Evropë. Por, Belenenses është klubi i parë që ka arritur të thyejë hegjemoninë e treshes së famshme portugeze Benfica – Porto – Sporting, përsa i përketë fitimit të kampionatit.

Ishte sezoni 1945-46 kur Belenenses-i do të triumfonte për herë të parë në elitën e futbollit portugez.

Megjithëse ishte kampionati i parë dhe i fundit që ka fituar, klubi mbahet mend, pasi është gjithashtu një nga dy klubet që kanë arritur të triumfojnë përballë treshes Benfica – Porto – Sporting.

Primeira Liga në historinë e saj është fituar 37 herë nga Benfica, 29 herë nga Porto, 19 herë nga Sporting-u dhe nga një herë nga Belenenses dhe Boavista, me këta të fundit që triumfuan në sezonin 2000/01.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore