Jetesë & Stil

10 persona të armatosur plaçkitin shtëpinë e Loredanës


Loredana - Artiste

Rep artistja e njohur, Loredana Zefi, ka njoftuar se ka në shtëpinë e saj ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Plot 10 persona të armatosur janë futur me forcë në shtëpinë ku Loredana jeton, teksa kanë tentuar të kryejnë një vjedhje me gjase të kalibrit të lartë.

Lajmin me ndjekësit e ka ndarë vetë rep artistja, e cila ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, pamjet e kamerave të sigurisë përfshirë momentin e plaçkitjes.

Fotografi e publikuar nga Loredana në Instagram.

Mes tjerash, Loredana, ka kërkuar ndihmë për gjetjen e personave të cilët ishin pjesë e këtij aksioni ilegal.

Artistja thotë se është në kërkim të një gjësendi shumë personal që ai vodhën asaj, dhe nuk bëhet fjalë për para.

Fotografi e publikuar nga Loredana në Instagram.

“10 burra hynë në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën”.

“Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë ‘hard drive’-t e kameramanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falënderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”, ka shkruar rep artistja me prejardhje nga Ferizaj.

Në anën tjetër, projekti i fundit muzikor i publikuar nga Loredana mbetet kënga “Oh Digga”, me të cilën erdhi në duet me partnerin e saj, rep artistin, Mozzik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore