Shqipëria

10 humbje jete dhe rritje e rasteve me COVID-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 10 humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 435 persona.

Kjo ditë ka shënuar një rritje të numrit të vdekjeve, nga tre që ishin një ditë më parë. Si dhe rastet e reja, të cilat ishin 428.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 163 pacientë, ku 22 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 446 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168 mijë e 883 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 820 qytetarë. Janë kryer mbi 1.2 milionë testime totale dhe 2 mijë e 193 testime ditore.

Aktualisht janë 6 mijë e 268 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kjo zgjati dhe për muajin shtator.

Nisma i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

Gjithashtu janё ngritur qendra të shumta vaksinimi anti-COVID pranё universiteteve tё vendit, në të cilat vijon vaksinimi i studentëve dhe stafit pedagogjik.

Vaksinimi i studentёve u shpall pak kohë më parë i detyruar pёr gjithё studentёt, teksa pritet fillimi i vitit të ri shkollor nëpër ambjentet e auditorëve.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.8 milionë qytetarë.

Po ashtu, mbi 800 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron rreth 2 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore