Lajme

1 në 5 të rinj në Kinë është i papunë, Xi i fton të punojnë në fabrikë ose në fshat


Kina ka një problem të madh socio-ekonomik: papunësia e të rinjve vazhdon të rritet.

Atje, 20.4 për qind e grupmoshës 16-24 vjeç në prill ishin të papunë. Dhe shumë të tjerë kanë ndalur së kërkuari.

Problemi është se ekonomia e dytë më e madhe në botë nuk është në gjendje të krijojë vende pune cilësore me të ardhura të mira, të përshtatshme me pritshmëritë e të diplomuarve të rinj.

Kjo është një çështje komplekse sepse papunësia në qytete është ulur në 5.2 për qind, një shenjë se pavarësisht ngadalësimit të mprehtë, sistemi i prodhimit të Kinës nuk është aq i ndërprerë sa fakti që një në pesë të rinj të arsimuar është në shtëpi pa punë.

Fakti është se ata që kanë studiuar prej vitesh refuzojnë të shkojnë në fabrikë ose të kthehen në fshat për të punuar tokën si gjyshërit e tyre.

Sipas analistëve është një problem strukturor dhe se do të duhen vite për ta zgjidhur.

Xi Jinping doli në terren, me një frazë historike drejtuar të rinjve të diplomuar: është koha të mësojmë “të ushqehemi me hidhërim”.

Është një shprehje popullore që do të thotë të ngulmosh përballë vështirësive të jetës, pa u ankuar, madje të marrësh kënaqësi nga vuajtja.

Të ushqehesh me hidhërim dhe të flasësh për të ishte bërë një slogan i maoizmit në vitet 1950: masat fshatare nxiteshin të mblidheshin dhe të tregonin dhimbjet e tyre për të dënuar “shoqërinë e vjetër” dhe për të triumfuar.

Presidenti si djalë kaloi shtatë vjet të jetës së tij, midis moshës 15 dhe 22 vjeç, në një fshat, i dërguar gjatë Revolucionit Kulturor me qindra mijëra “të rinj të shkolluar” të tjerë për t’u “riedukuar nga fshatarët më të varfër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore