Boterori 2022

🔮LIVE: ArgjentinĂ« – Australi


Përfundon ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë.

Argjentina ka fituar me rezultat 2:1, dhe do të përballet me Holandën në çerekfinale.


Australia me një mundësi për të barazuar rezultatin, por Emiliano Martinez ishte aty për të siguruar fitoren për Argjentinën.


Një tjetër mundësi për Argjentinën.

Edhe këtë herë Lautaro kishte një mundësi, dhe me pas, Messi provoi goditjen e cila doli jashtë.


Një tjetër mundësi e artë për Argjentinën.

Messi me një tjetër pasim shumë të mirë për Lautaro Martinez-in, por ky i fundit nuk arriti të finalizojë mundësinë.


Lionel Messi me një driblim fantastik, për një pasim te Lautaro, ndërsa ky i fundit goditi plotësisht jashtë.


Kanë mbetur vetëm edhe tre minuta nga përfundimi i kohës të rregullt, dhe të dy kombëtaret po insistojnë të shënojnë.


Një mundësi fantastike për Australinë, pas një depërtimi fantastik, por ishte Lisandro Martinez, i cili bllokoi goditjen.


GOOOOOOOL! Australia shënon me një goditje nga distanca, e cila u devijua nga Enzo Fernandez.

Australisë i janë ngjallur shpresat pas këtij goli, pasi i duhet edhe një për të barazuar rezultatin.


Messi me një depërtim fantastik, drejt portës së Ryan, por pak para se të godas drejt golit, një nga mbrojtësit ia largoi topin nga këmbët.


GOOOOOOL! Julian Alvarez dyfishon epërsinë për Argjentinën.

Portieri Australian, Ryan, u mundua të dribloj De Paul-in dhe Alvarez-in, por ky i fundit ia mori topin, dhe shënoi.


Vjen goditja e parë e pjesës së dytë, ku Messi goditi drejt portës, por rrëshqiti dhe portieri i Australisë e kapi topin me lehtësi.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes, ku Argjentina do kërkojnë të thellojnë epërsinë, për të siguruar fitoren.

Në anën tjetër, Australia kërkon të shënojë për të barazuar rezultatin.


Përfundon pjesa e parë mes Argjentinës dhe Australisë.

Pjesa e parë ishte plotësisht e dominuar nga Argjentina, por e kishin të vështirë të krijonin mundësi për të shënuar.

Por, në minutën e 35-të, Lionel Messi i dha epërsinë kombëtares së tij.

Me këtë rezultat, Argjentina do kualifikohen tutje në çerekfinale, ku i pret Holanda.


GOOOOOOOOOOL! Lionel Messi shĂ«non pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« epĂ«rsinĂ« ArgjentinĂ«s nĂ« minutĂ«n e 35-tĂ«.

ËshtĂ« pĂ«rsĂ«ri ai, i cili Ă«shtĂ« vendimtar pĂ«r kombĂ«taren e tij.


Argjentina po dominon posedimin e topit, por nuk ka pasur shumë në mënyrën e veprimit brenda të tretës së fundit.

Australia ka bërë një punë të mirë për ta mbajtur Argjentinën të luajë në mesfushë deri më tani.


Vetëm 88% e zotërimit të topit për Argjentinën në 10 minutat e para.

TifozĂ«t australianĂ« duartrokasin sa herĂ« qĂ« skuadra e tyre prek topin… gjĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« aq shpesh.


Fillon gjithçka, ku tĂ« dy kombĂ«taret do kĂ«rkojnĂ« fitoren pĂ«r t’u kualifikuar tutje, ku do pĂ«rballen me HolandĂ«n nĂ« çerekfinale.


Argjentina është përballur vetëm me 11 goditje në portë në këtë Botëror; asnjë ekip nuk ka lejuar më pak deri më tani. Janë gjuajtjet më të pakta që kanë lejuar në një fazë të grupeve të një Kupe Botërore.


Nuk ka shumĂ« tifozĂ« tĂ« AustralisĂ« kĂ«tu sonte, por nuk Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« t’i dallosh ata – njĂ« grup i vogĂ«l me ngjyrĂ« tĂ« verdhĂ« pas njĂ« prej golave.

Pjesa tjetër e këtij stadiumi është shumë e mbushur me tifozë të Argjentinës.


Ferdinand: Australia nuk do të shihet si një kombëtare problematike, por sigurisht që është një kundërshtar më i lehtë.


Argjentina dhe Australia do të luajnë ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në këtë Kupë të Botës, ku fituesi do përballet me Holandën.

Me një humbje eventuale, Argjentina në krye me Lionel Messi-n, mund të eliminohen nga Kupa e Botës.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Lionel Scaloni e ka rreshtuar Argjentinën me formacionin 4-3-3: Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; Fernandez, De Paul, Mac Allister; Alvarez, Messi, Papu Gomez.

Në anën tjetër, trajneri i Australisë, Arnold, ka rreshtuar skuadrën e tij me skemën 4-4-2: Ryan, Degenek, Souttar, Rowles, Behich; Leckie, Mooy, Irvine, Baccus; McGree, Duke.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore