Gjykata Speciale

Zyrtarisht Kehoe s’është më avokati i Thaçit


Gregory Kehoe

Dhomat e Specializuara të Kosovës ka njoftuar se Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi është larguar nga ekipi mbrojtës i ish-presidentit kosovar i cili po mbahet në paraburgim si i akuzuar për krime lufte.

“Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët miratoi tërheqjen e Gregori Kihou si kryembrojtës i Hashim Thaçit. Ky vendim hyn në fuqi kur Administratorja cakton bashkëmbrojtësin e ri. Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiç (aktualisht njëri nga bashkëmbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiçi të zëvendësojë Kihoun”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, trupi gjykues vuri në dukje se administratorja mund të vendos të udhëzojë Kihoun që të vazhdojë të veprojë ose të ndihmojë mbrojtësin zëvendësues për një periudhë prej 45 ditësh por, duke marrë parasysh se mbrojtësi i ri nuk është caktuar ende dhe administratorja nuk ka lëshuar këto udhëzime për Kihoun, ndërsa trupi gjykues konstatoi se kërkesa është e parakohshme në këtë fazë dhe e hodhi poshtë.

Po ashtu në njoftim thuhet se trupi gjykues miratoi gjithashtu tërheqjen e bashkëmbrojtësit të Thaçit, Xhoe Rider, ndërsa udhëzoi administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve administrative të ekipit.

Gregory Kehoe dhe Joe Reeder, avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u tërhoqën nga ekipi i mbrojtjes për shkak të mosrealizimit të pagasave, nuk janë paguar ngase ata dhe kompania “Greenberg Legal Associates” nuk kanë pasur asnjëherë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, në fund të muajit janar, Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet një komunikate për shtyp të martën, njoftoi se është përgjegjëse vetëm për pagesën ndaj avokatit kroat Luka Mishetiç dhe jo ndaj avokatëve tjerë të angazhuar në mënyrë private nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në paraburgim.

MD-ja deklaroi se që nga viti 2020, mbrojtja juridike e ish-presidentit Thaçi është paguar mbi tre milionë e gjysmë nga buxheti i shtetit. Vetëm për vitin 2023, ekzekutivi kosovar realizoi pagesa për mbrojtjen e Thaçit në Hagë në shumën prej 1 milion e 371 mijë e 800 eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore