Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pranuar kërkesat e dy federatave, Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), mbi rifillimin e këtyre aktiviteteve sportive.
Basketbolli dhe volejbolli u pezulluan nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me vendim nr.326, datë 15/05/2020, “Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura”.
Drita jeshile për basketbollin dhe volejbollin erdhi pas kërkesave të shumta të FSHB dhe FSHV, pasi këto sporte rrezikonin “zhdukjen” në Shqipëri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com